Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet e mbyllur Kapshtica, Greqia zgjat bllokimin deri më 5 prill

Pika kufitare e Kapshticës do vijojë të jetë e mbyllur nga pala greke deri në datën 5 prill.

Vendimi është marrë nga vendi fqinj lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Në këtë pikë kufitare do vijojë të mbetet e bllokuar hyrja drej Greqisë ndërsa hyrja nga vendi fqinj drejt Shqipërisë do jetë e hapur nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Njoftimi

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *