Përvoja e Hungarisë me programin e përbashkët të vaksinimit të BE-së ka qenë zhgënjyese, me Brukselin që nuk arrin të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm të vaksinave.
Në vend të kësaj, Budapesti ka siguruar vaksinat diku tjetër, ka thënë ministri i Jashtëm i vendit.
Peter Szijjarto foli për RT të ddielën, dy ditë pasi mori vaksinën Sputnik V të prodhuar nga Rusia. Ministri tha se nuk ka provuar ndonjë efekt anësor.
“Unë nuk ndjeva asgjë as gjatë vaksinimit dhe as pas tij. Kam marrë vaksinën e parë në mbrëmjen e së premtes, kështu që mund t’ju them se deri tani çdo gjë ka shkuar mirë.” – tha ministri hungarez.
Hungaria ka vendosur të marrë rreth 700,000 doza shtesë të Sputnik V në dy javët e ardhshme, konfirmoi Szijjarto.
Vendimi për të mos pritur rregullatorët e BE-së dhe për të prokuruar në mënyrë të pavarur vaksinat nga Rusia dhe Kina ka rritur ndjeshëm vaksinimin e Hungarisë, por është kritikuar nga disa partnerë të Budapestit në bllok.
“Më shumë se 1.5 milion hungarezë tashmë janë vaksinuar dhe kjo nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishim vendosur të blinim vaksina edhe nga Lindja. Vaksina nuk është çështje ideologjie për ne, është çështje e shpëtimit të jetës.” – tha ai.
Duke folur mbi të metat e përgjigjes së përbashkët të BE-së ndaj pandemisë dhe çështjeve që blloku hasi në përhapjen e unifikuar të vaksinimit, Szijjarto tha se bërja politike e çështjes së vaksinave ishte një gabim i madh dhe ndryshe nga disa vende të Evropës perëndimore, Hungaria nuk ka pasur kurrë një qasja ideologjike ndaj vaksinimit.