Modelja serbe Natalija Scekic ka pretenduar në mënyrë të bujshme se asaj iu ofruan 60,000 euro për të joshur tenistin Novak Djokovic dhe për të filmuar në marrëdhënie seksuale me të në mënyrë që të prishte imazhin dhe martesën e sportisit të njohur.
Scekic tha se ajo shkoi në Londër për atë që ajo mendoi se ishte një takim biznesi, por më pas iu propozua për të bërë një kamra të fshehtë për të njollosur reputacionin e 18 herë fituesit të Grand Slam, Djokovic.
“Është e vërtetë që një djalë më kontaktoi. Unë e njoh atë dhe e konsiderova një djalë serioz.” – i tha Scekic revistës Svet & Skandal në fillim të këtij muaji.
“Unë e njoh punën e tyre dhe ata ishin të mirë. Kur ai më kërkoi një takim, mendova se ishte për një çështje biznesi. Sidoqoftë, ndërsa biseda përparonte, pashë se nuk kishte asnjë lidhje me jetën time.” – shtoi ajo.
“Ai më tha se mund të merrja rreth 60,000 euro për filmimin dhe një udhëtim ku të doja. Unë qesha, duke pritur që ai të thoshte se ishte një shaka, por ai ishte shumë serioz. Ndihesha shumë e ofenduar dhe e poshtëruar.” – ka pohuar modelja serbe.