Zbulohen për herë të parë pamjet nga kantieri i Spitalit të Ri të Fierit që do ndërtohet nga qeveria e Turqisë.
Bëhet fjalë për një investim gjigant prej rreth 60-70 milionë eurosh e një sipërfaqe e përgjihshme prej 50 mijë metrash katrorë, që do u shërbejë qytetarëve shqiptare nga rajoni po edhe mbarë vendi.
Siç shihet në fotot dhe videot e siguruara nga Hashtag.al, atje po punohet pa ndalim në të gjithë sektorët për të përfunduar punimet brenda afatit.
Punimet kanë ecur me ritme të shpejta po të kihet parasysh se ndërtimi i tij ka nisur në datën 19 janar dhe spitali është drejt përfundimit për t’u dorëzuar para datës 25 prill 2021.
Kompania turke që po ndërton spitalin a angazhuar më shumë se 1200 punëtorë që punojnë me 3 turne në të shtatë ditët e javës.
Spitali publik do jetë pararojë e shëndetësisë shqiptare dhe në cilësi tejkalon çdo investim spitali privat që është bërë deri më sot në Shqipëri. Ai do ofrojë të gjitha shërbimet cilësore që merren në çdo spital të nivelit të lartë në botë.
Cilësia e punimeve është e teknologjisë së fundit dhe javës tjetër do instalohen skanerat dhe rezonancat manjetike.
Për sa i përke personelit, spitali i ri publik i Fierit do ketë fillimisht 60 mjekë turq, të cilët do paguhen nga qeveria turke ndërsa pjesa tjetër e mjekëve, infermierëve dhe shërbimeve mbështetëse do jenë shqiptarë.
Sipas asaj që është premtuar, spitali i ri i Fierit pritet të përfundojë e të jetë në shërbim të qytetarëve brenda fundit të prillit 2021. /Hashtag.al