Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër kufizimeve Covid-19 në Nju Jork kthehet politike, qytetarët përleshen me njëri-tjetrin (Video)


Një tubim i mbajtur në Nju Jork kundër masave Covid-19 u kthye në përleshje mes personave që u mblodhën ndërsa policia u përpoq të ndante aktivistët anti-bllokim dhe kundër-demonstruesit.

Disa dhjetra njerëz u mblodhën në Union Square në fundjavë për të shprehur zemërimin e tyre rreth kufizimeve të pandemisë. Disa protestues u panë të veshur me kostume patriotike dhe kapele MAGA ndërsa dëgjonin fjalime të improvizuara nga anëtarët e turmës.

Megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët kur krahasohej me tubimet e tjera të kësaj natyre në Londër dhe qytete të tjera të botës, ngjarja çoi në konfrontime midis aktivistëve dhe spektatorëve.

Një video tregon dy burra që zihen për atë që duket se është një flamur amerikan.

Disa oficerë policie ndërhynë dhe ndanë burrat q po ziheshin. Pas përleshjes së shkurtër, një nga burrat u përfshi në një debat me një grua të veshur me këmishën ‘Biden nuk është presidenti im’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *