Kuvendi i Kosovës ka votuar me 67 vota pro dhe 30 kundër qeverinë e re “Kurti 2”.
Seanca për votimin e qeverisë së re u thirr menjëherë pasi mëngjesin e sotëm u themelua legjislatura dhe u betuan deputetët e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Menjëherë pasi Glauk Konjufca u betua si Kryetar i Kuvendit dhe automatikisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit të Republikës duke zëvendësuar kështu Vjosa Osmanin në të dy postet mandatoi menjëherë Albin Kurtit për të dërguar për votim qeverinë e re dhe thirrur seancën e jashtëzakonshme.
Gjatë seancës Albin Kurti prezantoi edhe kabinetin e ri qeveritar i cili do ketë 15 ministri.
Në këto zgjedhje LVV-ja dhe lista Vjosa kanë 58 deputetë ndërsa 9 deputetë votuan nga Lista e Minoriteteve.
Pas 1 viti e gjysmë Kurti kthehet kështu sërish në drejtimin e qeverisë.