Vendosni fjalën kyçe....

Rama niset sot drejt Francës për një takim me Macron


Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë në Francë, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Presidencës Franceze, ku bëhet e ditur se Macron do të presë Ramën në një takim e më pas ata do të drekojnë sëbashku në orën 13:20 në Elysee.

Kryeministri Rama nuk kishte treguar më parë se do të shkonte në Francë dhe nuk dihet se për çfarë do të diskutojnë dy liderët. Hera e fundit që Rama ka zhvilluar një takim në Francë ka qenë në maj të 2018-ës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *