Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Ministrat do lenë postet e deputetëve nëse PD-ja vjen në pushtet


Drejtuesi i fushatës së selisë blu, Alfred Rushaj deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, ministrat do të lënë postet e deputetëve.

Është diçka që është diskutuar dhe do të ndodhë në qeverisje. Ministrat do të lënë postet e tyre të deputetëve”-deklaroi Rushaj në emisionin Qou Vadis në Vizion Plus.

Rushaj u pyet edhe për vendimin që mori PD dhe LSI për të mos dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ku mohoi të jetë regjistruar ndonjë përplasje apo mosmarrëveshje midis dy forcave politike. “Kemi bërë listën që mendojmë se është fituese”, theksoi ai.

Lënia e postit të deputetëve nëse zgjidhen ishte një taktikë e zgjedhur edhe nga Rama në qeverinë e parë e cila më pas nuk u zbatua në mandatin e dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *