Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e parë në Kuvendin e ri të Kosovës, kryeparlamentar zgjidhet Glauk Konjufca


Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë, ku janë betuar deputetët e rinj të Kosovës.

Të pranishëm në sallë për betim kanë qenë 114 deputetë.

Ndërkohë është zgjedhur dhe kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Para se të hidhej në votim, para Konjufcës është parë flamuri Kuq e Zi.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *