Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi, është takuar me pensionistë në njësinë 9.
Gjatë bashkëbisedimit me njërën prej tyre, ajo i shprehu ish-deputetes demokrate shqetësimin për pensionin e ulët që merr, një pjesë e mirë e të cilit shkon për të paguar energjinë elektrike.
E moshuara tha se qeveria i ka gënjyer për pensionet dhe se po të mos ishte për fëmijët që e ndihmojnë nuk do ia dilte dot.
Vokshi nga ana e saj tha se qeveria e re e PD-së do i rrisë pensionet sa dyfishi i rritjes së çmimeve dhe jo më pak se 5% në vit.
Po kështu demokratja tha se çmimi i energjisë elektrike do ulet.
“Rritja e pensioneve do të jetë sa dyfishi i rritjes së çmimeve dhe asnjëherë më pak se 5% çdo vit. Do të ulim çmimin për energjinë, duke vendosur fashat mbrojtëse të pagesave. Në 25 Prill Rama do humbas do iki në shtëpi dhe më pas do të dalë para drejtësisë. Në 25 prill të gjithë pensionistët e Shqipërisë do ja japin votën qeverise se PD me në krye Lulzim Bashën e cila ka një plan fantastik për pensionistët dhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë në menyre që fëmijët të kthehen nga emigracioni të vijnë të punojnë në atdhe në punë të mira me rroga të mira dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre. Kemi shansin të sjellim ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët, qeveri për pensionistët dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.” – tha ndër të tjera Vokshi.