Vendosni fjalën kyçe....

Votimi për qeverinë, Kurti tregon emrat e Kabinetit qeveritar


Gjatë seancës së sotme për votimin e Qeverisë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e kabinetit të tij.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij do të ketë 15 ministri.

Në përbërjen e qeverisë Kurti2 rikthehen emrat e Albulena Haxhiut dhe Arben Vitisë. 

Përbërja e Kabinetit:

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *