Vendosni fjalën kyçe....

10 vite burg për vrasësin e 28-vjeçarit në Astir janarin e shkuar


Në foto: Viktima Vilson Tafçiu

Me 10 vite e gjashtë muaj burg është dënuar autori i vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në Tiranë më 20 janar 2020.

Gjykata e dënoi Noel Dishin, i cili njihej edhe me emrat Noel Kolaveri e Miklovan Prifti, me 16 vite burg por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 10 vie e gjashtë muaj burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi fillimvitin e shkuar në zonën e Unazës së Re ku Dishi vrau me armë zjarri Taffciun me të cilin njihej më parë. Në dëshmitë në gjykatë është prerenduar se përplasja mes të rinjve ka ndodhur për shkak të një vajze.

Sipas autorit Dishim ai është fyer e është ndier i kërcënuar nga 28-vjeçari e për këtë arsye e kishte qëlluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *