Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 1.056 raste të tjera të COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 120.882, ndërsa numri i vdekjeve në 3.528.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 727 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 102.201 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 595.686 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.728 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.153.