Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u bë mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri aktual Avdullah Hoti ia dorëzoi detyrën, dhe Kurti pas një ore e gjysmë pritet të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.
Më pas, siç bën me dije zyra e shtypit e Kryeministrisë, ai do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa nesër do të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Qeveria e re e Kosovës u votua ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër.