Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: PD-ja nuk do në Parlament Doshin, ju të tjerët pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”?


Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim edhe një herë bën “presion” mbi politikën shqiptare lidhur me “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit të cilëve i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të caktimit si persona të korruptuar.

Ambasadorja Kim nëpërmjet Twitterit këtë herë duket se ka drejtuar vektorët e presionit diplomatik drejt PS-së ku si duket kërkon që të distancohet nga përkrahja në heshtje e kandidimit Tom Doshit për deputet.

Kim thotë se PD-ja dhe të tjerët nuk duan që Doshi të kandidojë gjë që opozita e ka shprehur edhe në KQZ iniciativën për t’ia ndaluar futjen në zgjedhje.

Ndërkohë që nga PS-ja nuk ka një qëndrim lidhur me Doshin, diplomatja amerikane i drejton disa pyetje duke thënë se me heshtje mund të nënkuptojnë se janë “aleatë” me Doshin.

Ne vërejmë se PD-ja dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të caktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”-shkruan Kim duke i bashkëlidhur twitterit të saj edhe deklaratën e DASH për listën e zezë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *