Vendosni fjalën kyçe....

“Andrzej Duda është tr*p” – Shkrimtari polak rrezikon burgun pasi fyeu presidentin në “Facebook”


Një shkrimtar dhe gazetar i njohur polak mund të përballet me tre vjet burg pasi ka ofenduar presidentin Andrzej Duda në një postim në Facebook në nëntor të vitit të kaluar.

Siç shkruan BBC, Jakub Zulczyk e akuzoi presidentin Duda se kishte dështuar për të kuptuar procesin zgjedhor të SHBA-ve në një postim që ky i fundit kishte bërë për Joe Biden.

Duda nuk e njohu fitoren e tij, në pritje të konfirmimit të Kolegjit Zgjedhor por vetëm përshëndeti “fushatën e tij të suksesshme”.

Kur mediet amerikane shpallën fitues Bidenin, Duda shkruante: “Urime Joe Biden për një fushatë të suksesshme presidenciale.”

E shkrimtari Zulczyk në një postim ku komentonte postimin e Dudës, e quan presidentin “tra*”.

Duke iu referuar postimit të presidentit, Zulczyk shkruante se ai kishte studiuar politikën e SHBA-ve me një interes të madh dhe se ai “nuk kishte dëgjuar kurrë për një gjë të tillë si emërimi i Kolegjit Zgjedhor”.

“Joe Biden është presidenti i 46-të i SHBA.”– shkroi ai, duke shtuar: “Andrzej Duda është një tra*”.

Prokurorët e kanë konsideruar tekstin e përdorur në këtë postim si “fyes” dhe “të papranueshëm”.

Zulczyk tha se ai e mësoi lajmin për akuzat kundër tij përmes mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *