Nga Ledian Droboniku
A keni vënë re që sa herë që afron momenti i votimeve, oligarkia ngacmon plagën e komunizmit, duke parafabrikuar një debat fals.
Thua të jetë rastësi?
Thua se oligarkisë e klerit të saj po i dhimbsen vërtet vuajtjet e kaluara të shqiptarëve, por jo ato të tanishme?
Ku jo vetëm nuk shpenzojnë një fjalë kundër politikave neoliberale që po mjerojnë shqiptarët prej 30 vitesh, por i përkrahin e mbështesin me kaq zell.
Ku jo vetëm nuk ngrihen kundër oligarkisë, por madje kanë mbështetur e punojnë për regjimin.
Ku jo vetëm nuk kritikojnë padrejtësitë sociale të këtij sistemi të korruptuar, por madje kanë bërë miliona euro si shërbëtorë të sistemit dhe oligarkisë.
Po si mund të bëjnë moral imoralët?
Prandaj thoni shyqyr që akoma në këtë vend nuk vihet drejtësia, se përndryshe fluturoni dhe ju me ato milionat tuaja, ashtu si e gjithë oligarkia e shërbëtorët e saj.
Atëherë kur kupton gjithë lojën e oligarkëve dhe bëmat e tyre, kupton edhe pse kasta i fryn ende pas 30 viteve komunizmit. Sepse kasta e di tashmë si ti mbajë të ndarë e përçarë shqiptarët që të mos bashkohen kurrë kundër kastës aktuale, kundër sistemit aktual që po shpopullon vendin e rrezikon kombin.
Sepse e di që KRITIKA nuk duhet drejtuar kundër sistemit aktual e mekanizmave të tij, por të devijohet në kohë e hapësirë.
Ja pse nga një anë nxjerr pleq të lajthitur nostalgjikë të komunizmit (teza), nga ana tjetër nxjerr të rinj që “demaskojnë” komunizmin (antiteza).
Ja pse oligarkisë nuk i intereson një analizë objektive ndaj sistemit të kaluar, për të mbajtur gjallë një ndër përçarjet kryesore mes shqiptarëve.
Dhe si popull baritor që jemi, shumica masturbohet pas këtyre debateve shterpë, duke harruar se hallet e tyre reale nuk varen më nga sistemi komunist (varrosur prej 30 vitesh) por nga sistemi aktual, që po mjeron e degradon popullin, që po shfaros kombin e shpopullon vendin.
Ra komunizmi por jo komunistat.
Nomeklatura komuniste u transformua në oligarki kapitaliste.
Nuk sundon më me mekanizma kolektiviste por privatiste.
Ja pse duhet përditësuar dhe kritika e jo merremi me koncepte e fantazmat e shkuara.