Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një person është mbytur në një pus.
Policia njofton se një 74-vjeçar në fshatin Agim të Fierit, është gjetur i mbytur në pusin e shtëpisë së tij. Ai dyshohet se ka rënë aty aksidentalisht.
“Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.”– thuhet në njoftimin e policisë.