Vendosni fjalën kyçe....

Bushati: Ndarja e kufijve ide serbe e riaktivizuar nga shqiptarë, mbrojta vetëm interesin kombëtar


 

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri TV foli në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.

Bushati tha se ishte një ide e vjetër serbe e risjellë nga një shqiptar.

Ai thotë se qëndrimi i mbajtur prej tij ka qenë në përputhje me kushtetutën dhe interesin kombëtar.

“Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon.

Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik.

Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur.

Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë.

Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Unë në çdo momente të ditës jam i gatshëm të përballem me këdo për qëndrimet e mia. Kryeministri ka pasur mendimet dhe qëndrimet e tij dhe ato dihen”-u shpreh Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *