Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania zgjat bllokimin deri më 18 prill, Merkel: Jemi në një pandemi të re të Covid-19


Gjermania ka zgjatur masat e saj të bllokimit me një muaj tjetër dhe ka vendosur disa kufizime të reja, në një përpjekje për të ulur shkallën e infeksioneve të koronavirusit.

Herët këtë të martë, kancelarja Angela Merkel zbuloi gjatë një komunikimi me video me 16 guvernatorët e landeve, se kufizimet e vendosura më parë që do të mbaronin më 28 Mars tani do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 Prill. Kjo kohë kufizimesh është e veçantë, pasi përfshin edhe të dielën e Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme fetare në Gjermani pas Krishtlindjeve. 

Siç shkruan AP, numri i të infektuarve me koronavirus është rritur në mënyrë të vazhdueshme në Gjermani pasi varianti britanik i cili është më ngjitës është bërë tani mbizotërues në vend dhe numri ditor i rasteve të vendit për frymë, ka kaluar atë të Shteteve të Bashkuara.

“Ne në thelb kemi një pandemi të re.”– u tha Merkel gazetarëve në Berlin. Ajo shtoi: “Në thelb kemi një virus të ri, padyshim të të njëjtit lloj, por me karakteristika krejtësisht të ndryshme. Në mënyrë domethënëse më vdekjeprurës, dukshëm më infektiv dhe qëndron infektiv për më gjatë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *