Trajneri Guardiola është ‘i pangopur’. Pavarësisht dominimit të jashtëzakonshëm në kampionatin anglez dhe synimit për fitimin të Ligës së Kampionëve tekniku spanjoll i Mançester Sitit po bën diçka që nuk është parë më parë në futboll.
Ai ka kërkuar punësimin e katër astrofizikantëve që do punojnë me përpunimin e të dhënave të lojtarëve në mënyrë që të mund të merret rendimenti më i madh i mundshëm për secilin prej tyre.
Si do ndodhë kjo?
Ata do mbikëqyrin veprimet e secilit lojtar nëpërmjet teknologjisë 3D që do përdorë më shumë telekamera për mbledhjen e informacionit.
Ky operacion nuk do përfshijë vetëm Sitin po edhe klubet e tjera të grupit si Nju Jork Siti në SHBA, Girona në Spanjë e Troyes në Francë.