Vendosni fjalën kyçe....

KAS-i rrëzon kreun e KQZ-së, regjistron listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit


Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve ka pranuar listën e kandidatëve të dorëzuar nga PD-ja për zgjedhjet e 25 prillit.

Kërkesa në fjalë ishte hedhur poshtë nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi, por KAS-i më shumicë votash ka marrë sot vendimin  për t’i pranuar e regjistruar ato.

“Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021.” – tha kreu i KAS-it.

KQZ-ja shkurtoi listën shumëemërore të PD-së me 222 kandidatë me pretendimin se numri mbi normal cenonte barazinë e garës.

Më herët ditën e sotme, Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso, ka argumentuar këtë vendim duke thënë se në asnjë dispozitë të ligjit nuk përcaktohet një shifër maksimale. PD-ja ka dërguar 222 emra në total nga 153 emra që lejohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *