Vendosni fjalën kyçe....

Kosova raporton 10 viktima e 705 raste të reja me Covid-19


Kosova ka raportuar sërish numër të lartë viktmash lidhur me Covid-19.

10 pacientë kanë humbur jetën në spital duke e çuar numrin e përgjithshëm zyrtar të viktimave në 1786.

Për sa u përket rasteve të reja, nga 3922 analiza të kryera janë gjetur 705 të prekur të rinj me koronavirusin e ri.

Kryeministri i ri i Kosovës Kurti ka pohuar se qeveria e re do marrë të gjitha masat për uljen e rasteve dhe për vënien nën kontroll të pandemisë si dhe sigurimin e vaksinave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *