Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikueset e Botërorit/ Çaste tmerri për ekipin kombëtar të Belizesë, ndalohen nga një grup i armatosur në Haiti (VIDEO)


Kombëtarja e Futbollit të Belizes, ka përjetuar çaste tmerri ndërsa udhëtonte me autobus për në Haiti.

Siç shkruan BBC, autobusi i ekipit të kombëtares së Belizesë, u ndal nga një bandë e armatosur të hënën, pasi skuadra kishte mbërritur në Haiti për një ndeshje për kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

Policia që shoqëronte ekipin u detyrua të negociojë me bandën për të lejuar autobusin të shkonte në hotel.

Kapiteni Deon McCauley e përshkroi incidentin si “një moment të frikshëm”.

“Unë jam i lumtur që të gjithë janë të sigurt dhe ju përgëzoj ju që jeni trima.”– shtoi ai, citon BBC. “Le të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku dhe ju lutemi të merrni vendimet më të mira kur bëhet fjalë për ekipin.”

Federata e Futbollit në Belize ka reaguar duke shprehur “zhgënjimin dhe neveritjen” e saj për këtë incident.

“Federata e Futbollit e Belizesë shpreh zhgënjimin dhe neveritjen e saj për një incident fatkeq me të cilin u përballen ‘Jaguarët’ ndërsa ekipi po drejtohej nga aeroporti për në hotel, në Haiti.

Përkundër shoqërimit me katër policë, autobusi i ekipit u ndalua nga një grup kryengritësish në motorë të armatosur me pushkë dhe shoqëruesit e policisë u detyruan të negociojnë me ta që autobusi i ekipit të vazhdojë udhëtimin për në hotel.”– reagoi Federata e Futbollit.

FFB shton se siguria e ekipit ishte “përparësia e saj kryesore” dhe kishte kontaktuar FIFA-n dhe CONCACAF-in për transferimin e tyre në një mjedis më të sigurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *