Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni: Ka thashetheme se një vend tjetër lindor ka sjellë vaksina në Shqipëri


Në seancën e sotme plenare, deputeti Ralf Gjoni ka shprehur rezervat e tij lidhur me projektligjet e sotme në Kuvend, një prej të cilëve ka të bëjë me vaksinën ruse Sputnik V.

Ndërsa shprehet hapur kundër injektimit të shqiptarëve me vaksina që vijnë nga Lindja, Gjoni shprehet se darka e famshme e Dubait, paska qenë për negociatat e qeverisë me rusët me ndërmjetësues Emiratet.

”Le ti përmbahemi temës dhe mbi këtë temë zoti kryetar, meqë doni veëm për rendin, ky akt nëse nuk ua kanë thënë, qelbet era diletantizëm juridik. Nuk e di kush i shkruan këto paçavure, a ka ngelur më jurist në PS? Si mundet një akt normativ, edhe ata që s’kanë kaluar provimin e shkollës së magjistraturës. Këta tallen dhe me reclacionet. Nuk i lexojnë e vetë çfarë shkruajnë. A kanë shkuar në shkollë këta që po bëjnë projektligje. Pandemia është maja e ajsbergut. Nuk ka më rëndësi kryetar nëse virusi është natyral apo krijuar në ndonjë laborator në Kinë. Bota është kthyer në eksperiment, po shkatërrohen jetë njerëzish nga mbyllja ekonomike.

Unë s’jam kundër vaksinave, loja me forcën imunitare ka mbi 2 shekuj që ka avancuar. Duhet velrësuar. S’po flasim për një vaksinë unike. Jo ndërkombëtare, si Polios, Hepatit, apo gripit. Po dalin vaksinat si shigjetat e Robin Hudit. Thotë BE prit se nuk bën, thonë rusja është kot, pastaj mirë. Një diletantizëm që qelbet erë. S’kemi pse bëhemi pjesë e forcës negative që ka kapur botën

Bëmë debat të madh në tetor 2020. Patëm debat për programin e COVAX. Ju kam thënë pse nuk negociuat direkt tek kompanitë, por hodhët lekët kot tek GAVI. Më thonë sot, zv/ministrja Rakacolli qënkan 1 milion e ca vaksina nga COVAX. Deri më sot 141 mijë doza ka konfirmuar. Nëse janë parablerë, dhe do i marrim është lajm i mirë. Ç’ju duhet Sputnik dhe Sinopharm. C’ju duhet sot Rusia dhe Kina, ndërkohë që shohim drejt perëndimit. Është luftë gjeopolitike, jo shëndetësore. Pse na sillet një akt normativ që dy ministra të negociojnë për vaksinat. Ç’punë ka Kuvendi. Manastirliu dhe Ben Ahmetaj si dy shpëtimtarë të kombit s’kanë nevojë për autorizim. Fare. Ky akt nuk e ka vendin këtu. Pse nuk na i sollët udhëtimin e Ahmetajt në Dubai, të paguanim faturën e hotelit. Edhe ndonjë udhëtim safari në shkretëtirë. Çdo zullum e sillni në parlament.

Tani u mor vesh që darka në Dubai ka qenë negociatë me Rusët nëpërmjet mediatorëve të Emirateve. Delitanitizëm ligjor. A,b,c, e Kushtetutës. Ky parlament e ka njohur formalisht qeverinë. Unë e pranoj që Rama është kryeministër, si i rregullon ai marrëdhëniet me ministrat e di ai, unë s’jam zyrë noteriale. S’jemi as kosh plerash. Druaj se mos ndoshta arsyeja e vërtetë koncesionet dhe akteve normative është për t’iu fshehur përgjegjësive në të ardhmen. Ju nuk e dini se çfarë efekte do të kenë në të ardhmen vaksinat. Ia hidhni parlamentit, sepse e dini nëse një akt miratohet këtu zhvisheni nga çodp ërgjegjësi. Jeni qesharakë. Në dhjetor Sputnik V e quajti qesharak. Dje u krekos me 10 mijë vaksina Sputnik. Nuk e di kush i ka miratuar? Keni negociuar para kohe.”– u shpreh zoti Gjoni.

Deputeti shtoi se ka thashetheme që në Shqipëri edhe një vend tjetër lindor ka sjellë prej javësh vaksina që tashmë janë administruar, edhe pse nuk është bërë publike.

“Po dëgjoj dhe thashetheheme që prej javësh një vend tjetër i lindjes ka sjellë vaksina në Shqipëri, dhe që janë administruar. Shpresoj shumë që ky lajm mos jetë i vërtetë. Dhe që ta hetoni. Ka thashetheme në Europë për një treg të zi, që vishen me emrat e vaksinave perëndimore. Rama ka dështuar me perëndimin, i ka kthyer sytë nga lindja, nga Rusia, nga Erdogani.”- tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *