Vendosni fjalën kyçe....

Rama me kandidatët e Tiranës: I kemi të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë, mandati i tretë i PS-së i duhet patjetër vendit


Kryeministri Rama ka pohuar sot se ai dhe qeverisja e tij i kanë të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë.

Gjatë takimit me kandidatët për deputetë të PS-së në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se forca politike që drejton është e vetmja që e di se ku do të shkojë dhe ka aftësinë e përvojën e duhur për ta arritur këtë.

“Unë mendoj që kemi të gjitha arsyet që të ndihemi krenarë dhe të sigurt për atë që vjen pasi çfarë kemi bërë mbase nuk mjafton fare për të qenë të kënaqur, por mjafton për të garantuar se jemi e vetmja forcë se kemi idenë që mund të arrijmë aty ku duhen dhe aftësinë dhe eksperiencën për të arritur aty ku duhet. Përtej dy sfidave të mëdha që janë në sytë e të gjithëve, ne e dimë se ku duhet të shkojmë dhe se si të shkojmë aty ky duam që ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe zgjedhjen e parë të kujtdo dhe që të gjithë fëmijët nesër të ndihen krenarë jo thjeshtë për historinë dhe rrënjët e tyre.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se PS-ja ka kapacitet të plotë për të qeverisur ndërsa theksoi se i duhet një mandat i tretë për të bërë të pakthyeshëm procesin e shndërrimit që ka nisur dhe është i pakthyeshëm.

“Skuadra jonë është skuadër e eksperiencës dhe i energjive të reja që vijnë nga gra dhe vajza e djem e burra që na janë bashkuar për këtë ndeshje të radhës për 25 prill dhe i profileve dhe eksperiencave të krijuara në rrugë të ndryshme të jetës. Kemi kapacitete qeverisëse të plota dhe të shtuara në gjithë këtë periudhë kohe që kemi drejtuar vendin për më shumë se 7 vite dhe kërkojmë një mandat të tretë që i duhet patjetër vendit për të bërë të pakthyeshëm çdo proces transformimi dhe të mos përsërisim historinë që në të shkuara që ka treguar se kur drejtimi shkon në kahun e atyre që janë përballë nesh, gjërat për vendin nuk shkojnë në drejtimin e duhur.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *