Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Njerëzit mezi presin të votojnë, ka një frymë në rritje


Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, në një intervistë për emisionin A-Shoë me deklaroi se në popull ka një frymë në rritje në popull, që mezi po presin të shkojnë të votojnë.

Ajo çfarë është e vërtetë, duke qenë drejtues i fushatës, por që e shikoj edhe pollet tona që janë realiste, ajo që më ka rezultuar edhe nga takimet në teren, fryma është më e madhe se çfarë e kam perceptuar realisht. Ka një frymë, dhe njerëzit mezi presin të shkojnë në kutinë e votimit.

Fakti është që  në këtë moment strukturat e PD jemi një hap pas qytetarit, fryma eksiston por e tejkaklon edhe atë që prisnim. Dhe ka tejkaluar angazhimin aktual të struktures. Prandaj në këtë periudhë jemi angazhuar të shtojmë njerëzit në terren.

Jo çdo telefonatë që pyet për kë voton, është një poll apo sondazh. Ne na intereson të kuptojmë çfarë halli ka një qytet, një familje. Kjo fushatë është atipike, pamundësia jonë për t’u grumbulluar në fushata të mëdha, na ka bërë që të shkojmë derë më derë, në rrjete sociale, telefonatat janë pjesë e përgjegjësisë sonë, për të takuar çdo qytetar dhe familje shqiptare”-deklaroi Rushaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *