Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: PD po përgatitet për më të keqen më 25 prill, kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën e qytetarët


Kandidati për deputet i PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar se selia blu është përgatitur për të mbrojtur votën dhe qytetarët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai e bëri deklaratën gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme në Vizion Plus.

Kandidati i selisë blu në Tiranë shtoi se pret një ditë zgjedhore të qetë por PD-ja po përgatitet për më të keqen, duke përmendur incidentin që ndodhi në Elbasan më 14 mars.

“Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve. Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre, për të mbrojtur çdo njeri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje.” – tha Rushaj gjatë intervistës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *