Veterani i futbollit dhe ‘luani’ i vetëshpallur Zllatan Ibrahimovic shokoi tifozët, ndërsa u përlot në një konferencë shtypi me ekipin kombëtar suedez.
Zllatan Ibrahimoviç, i cili nuk ka luajtur për vendin e tij që nga Euro 2016, tregoi anën e tij të ndjeshme të hënën kur u pyet nga një gazetar në lidhje me largimin nga djemtë e tij, Maximilian, 14 vjeç dhe Vincent, 12 vjeç, për t’u kthyer të luajë me kombëtaren.
39-vjeçari tha: “Unë e kisha Vincentin këtu, i cili me të vërtetë qau kur e lashë”, para se të derdhte lot drejtpërdrejt në konferencën për shtyp.
Tema në fjalë ishte qartësisht një temë e ndjeshme për Ibrën, i cili filloi duke thënë: “Pyetja që po më bëni nuk është aspak e duhura.”
Dhe pastaj e përfundoi përgjigjen e tij duke murmuritur butë: “E kisha Vincentin këtu dhe qau kur e lashë por tani është në rregull, është në rregull.”
Duke iu rikthyer futbollit, sulmuesi tha se ishte kthyer në kombëtare për të bërë detyrën e tij e për të dhënë më të mirën.
“Unë kam tani mundësinë të luaj për vendin tim dhe e bëj me nder, por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë. Duket sikur jam i lumtur që jam këtu, por jam këtu për të marrë rezultate, për të sjellë rezultate për trajnerin dhe shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë vendin. Nëse nuk sjell rezultate këtu, nuk kam bër asgjë.”