Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë gjen fajtorin e radhës për rrëzimin e Biden: Shkallët e Air Force Onë janë të ndërlikuara


Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë gjeti fajtorin për rrëzimin e presidentit Joe Biden në shkallët e Air Force One pak ditë më parë.

Jen Psaki vuri në dukje një fajtor të ri që qëndronte pas ngjarjes dhe kësaj here nuk është era. Tani fajin e kanë ‘shkallët e ndërlikuara’.

E pyetur në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të hënën, nëse Biden ndihet mirë pas rrëzimit, Psaki e mbrojti shefin e saj duke thënë: “Ai ndihet 100 për qind i mirë. Nuk e di nëse i keni ngjitur ndonjëherë ato shkallë. Ato janë pak të ndërlikuara ndonjëherë.”

Psaki shtoi se ajo nuk ishte në dijeni që Biden të kishte nevojë për kujdes mjekësor për ndonjë plagë të vogël të shkaktuar nga rënia.

Shtëpia e Bardhë më parë tha se fajtor për incidentin ishte era e fortë e asaj dite.

Biden ishte duke hipur në një fluturim për në Atlanta, ku ai dhe zv.presidentja Harris u takuan me udhëheqësit dhe ligjvënësit e komunitetit aziatiko-amerikan. Rënia e tij u tall gjerësisht në rrjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *