Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me armë në Kolorado, Biden: Ne mund t’i ndalojmë armët sulmuese


Presidenti amerikan, Joe Biden ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë për sulmin që ndodhi në Colorado, ku 10 persona u vranë. Buisnessinsider shkruan se, Biden deklaroi se më gjithë këto sulme që po ndodhin zemra e tij po copëtohet. Më tej, Biden deklaroi se do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të mbajtur njerëzit të sigurt.

“Si president unë do të përdor të gjitha burimet në dispozicionin tim për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Senati i Shteteve të Bashkuara duhet të miratojë menjëherë dy projektligjet e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve që do të mbyllnin boshllëqet në sistemin e kontrollit“, tha Biden.

Sulmi terrorist ndodhi një ditë më parë në Colorado në supermarketin King Soopers.

Një 1 ri hapi zjarr në këtë supermarket duke lënë 10 persona të vrarë në vend. Motive e sulmit ende nuk janë dihen, ndërkohë që i dyshuari kryesor i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Ne mund t’i ndalojmë armët sulmuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë një çështje partiake. Është një çështje amerikane që do të shpëtojë jetë, jetë të amerikanëve. Duhet të veprojmë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Dhjetë persona janë qëlluar për vdekje në një dyqan ushqimor në qytetin Boullder të Kollorados, të hënën. Sulmi ka përfunduar kur policia ka kapur të dyshuarin pas një shkëmbimi të zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *