Vendosni fjalën kyçe....

Vihen 110 milionë lekë gjoba për maskën e lëvizjet pas orës 20:00


2246 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

300 persona të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Tre subjekte në vend janë gjobitur me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë e ushtronin veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.

35 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 të mbrëmjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *