Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri shkatërrues në kampin e refugjatëve Rohingya, 15 viktima, 560 të plagosur e 400 të zhdukur (Video)


OKB-ja ka pohuar se 15 persona u vranë dhe mbi 550 u plagosën në zjarrin vdekjeprurës të së hënës në kampet e refugjatëve Rohingya në Bangladeshin jugor.

“Është konfirmuar që 15 njerëz kanë humbur jetën tragjikisht dhe rreth 560 janë plagosur.” – i tha të martën Agjencisë Anadolu oficerja e komunikimeve të UNHCR-së në Bangladesh, Louise Donovan. Ajo shtoi se 400 persona janë ende të zhdukur.

“Numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.” – shtoi Donovan.

Në zjarrin më shkatërrues në historinë e refugjatëve Rohingya në Bangladesh, ‘rreth 45,000 njerëz janë zhvendosur dhe afërsisht 10,000 strehimore janë dëmtuar ose shkatërruar’, vijoi zyrtarja e OKB-së.

Zjarri shpërtheu të hënën rreth orës 3:30 pasdite me kohën lokale dhe dogji mijëra çadra të improvizuara të refugjatëve Rohingya deri në mesnatë.

Pas nëntë orësh përpjekjesh nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Aviacioni Civil dhe agjenci të tjera, zjarri u vu nën kontroll.

Më shumë se 1.2 milion Rohingyas të persekutuar kanë jetuar në kampe të Bangladeshit, shumica e tyre u larguan nga goditja brutale ushtarake e gushtit 2017 në shtetin Rakhine të Mianmarit perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *