Vendosni fjalën kyçe....

1 milionë dollarë gjobë e gjashtë vjet përjashtim nga futbolli për ish-presidentin e FIFA-s, 85-vjeçarin Blatter


FIFA i ka dhënë ish-presidentit të saj, Sepp Blatter dhe Sekretarit të Përgjithshëm Jerome Valcke një ndalim të ri nga futbolli që zgjat gjashtë vjet e tetë muaj, për shkelje të kodit të etikës.

Hetuesit e etikës së FIFA-s thanë se Blatter ishte përfshirë në zbatimin e një skeme bonusi nga e cila ai dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Valcke, kishin përfituar shuma të konsiderueshme.

Ata zbuluan se Blatter kishte pranuar një ‘përfitim të padrejtë ekonomik’ prej 23 milionë frangash zviceriane midis viteve 2010 dhe 2014.

Në një deklaratë FIFA tha se Blatter dhe Valcke janë të përpjekur të mbulojnë akuzat,  të cilat rëndojnë mbi ta. Blatter dhe Valcke u gjobitën gjithashtu me nga 1 milion franga zviceriane secili.

Blatter, i cili ishte president i FIFA-s nga qershori 1998 deri në dhjetor 2015, fillimisht u ndalua nga futbolli për tetë vjet për shkelje të etikës.

Ky sanksion u ul në gjashtë vjet nga Komisioni i Apelit të FIFA-s dhe u la në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *