Vendosni fjalën kyçe....

17 viktima dhe 1347 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 viktima dhe 1.347 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 122.227, ndërsa numri i vdekjeve në 3.545.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 451 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 102.652 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 599.782 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.096 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16.030.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *