709 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë në mbarë vendin për mosmbajtjen e maskës.
611 qytetarë janë kapur pa maskë në rrugë ose mjedise publike ndërsa 92 të tjerë në mjete private me persona jashtë rrethit familjar ose në mjetet e transportit publik.
Dy subjekte janë gjobitur me 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë e ushtronin veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.
Për lëvizjët pas orës 20:00 janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja katër persona.