Vendosni fjalën kyçe....

“Gabimi është vetëm i imi” – Tërhiqet Merkel, anulon bllokimin për Pashkë pas rezistencës së ashpër


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka tërhequr kufizimet e ashpra Covid-19 të planifikuara gjatë festës së Pashkëve, pasi dekreti shkaktoi një trazirë në publik si dhe brenda partisë së saj.

Në një videomesazh ditën e sotme, Merkel u tha kryeministrave shtetërorë se ajo do hiqte mbylljen pesë-ditore, e cila do të kishte mbyllur të gjitha bizneset, me supermarkete të lejuara të funksiononin vetëm për një ditë gjatë periudhës.

Kufizimet e planifikuara gjithashtu ndaluan mbledhjet private të më shumë se pesë të rriturve nga dy familje të ndryshme dhe kërkuan që shërbimet e kishës së Pashkëve të kryheshin virtualisht.

“Ky gabim është vetëm i imi.” – tha Merkel, duke shtuar se mbyllja ishte ‘krijuar me qëllimet më të mira’ por nuk duhej të ishte propozuar sepse nuk kishte asnjë mënyrë për ta zbatuar siç duhet.

Tërheqja e masave u përshëndet nga brenda aleancës së saj politike kristian-demokrate.

Më herët kancelarja gjermane u sulmua ashpër mbi masat. Ndalimi i shërbimeve të kishës ishte veçanërisht i diskutueshëm, me klerikët dhe madje ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, një aleat i vjetër politik, që kërkoi rishikimin e masës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *