Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja në Rumani shfaqet nudo në mes të emisionit dhe godet me tullë prezantuesen (VIDEO)


Momente të tensionuara ka patur javën e kaluar në studion e televizionit rumun “Antena 1”. Moderatorja Mirela Vaida u sulmua të premten gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, nga një grua e zhveshur e cila hyri në studio dhe hodhi një tullë.

“Më jep lekët”– bërtiste gruaja e cila ishte e zhveshur ndërsa drejtohej drejt modetarores.

Mirela Vaida thotë se nuk e njeh gruan, shkruajnë mediet lokale. Kur shfaqja rifilloi pas këtij incidenti, Mirela Vaida tha mes lotësh se ishte e tronditur, se kishte frikë për sigurinë e saj dhe se kohët e fundit ajo kishte marrë kërcënime në internet nga një person që e prezantonte veten si Magdalena Şerban, “kriminelja e metrosë”.

“Unë thirra policinë. Unë jam në shok. Kam frikë për jetën time. Unë nuk bëra një ankesë në Polici, por mbase duhet ta bëja, sepse kam marrë shumë kërcënime, përfshirë në Facebook dhe Youtube, nga një zonjë e quajtur Magdalena Șerban e cila më thotë se do të paguash tërë jetën time për atë që më bëre mua, tek emisioni ‘Direct Access’, sepse po shkoj ne burg per shkak teje. Pas 16 vjetësh, unë do të dal dhe do të të vras. Magdalena Serban është kriminelja e metrosë e cila është në burg dhe kam frikë se ajo vërtet po më kërcënon, kështu që unë do t’i marr gjërat më seriozisht.

Momenti kur unë sulmohem drejtpërdrejt me tullë mund të formulohet qartë për vrasje në tentativë. Kjo grua më erdhi drejtpërdrejt në kokë me tullë. Fati im që nuk më goditi.”– tha moderatorja Mirela Boureanu-Vaida, menjëherë pas rifillimit të emisionit.

Përdoruesit dhe ndjekësit e emisionit janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje dhe e kanë shprehur habinë e tyre përmes postimeve në rrjete sociale.

Përdoruesit dhe ndjekësit e emisionit janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje dhe e kanë shprehur habinë e tyre përmes postimeve në rrjete sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *