Vendosni fjalën kyçe....

Grushti i shtetit në Mianmar, 7-vjeçarja vritet nga forcat e sigurisë në shtëpinë e saj


Një vajzë shtatë vjeçare është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në Mianmar, duke u bërë viktima më e re në protestat e zhvilluara që pas grushtit të shtetit ushtarak të muajit të kaluar.

Anëtarët e familjes thanë se vajza u vra në shtëpinë e saj në qytetin e Mandalay.

Stafi në një shërbim funerali Mandalay i tha agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se shtatë vjeçarja vdiq nga pasi ishte qëlluar me plumba.

Media lokale ‘Myanmar Now’ raportoi se ushtarët qëlluan në drejtim të babait të saj, por e goditën vajzën ndërsa ajo ishte ulur në prehrin e tij brenda shtëpisë së tyre.

Fëmija është identifikuar si Khin Myo Chit. Punonjësit e ndihmës së shpejtë thanë se një ekip shpëtimi nxitoi për t’i dhënë asaj trajtimin mjekësor. Por nuk mundën dot ta shpëtonin.

Anëtarët e familjes thonë se vëllai i saj 19-vjeçar gjithashtu u arrestua.

Në një deklaratë, organizata “Save the Children” tha se ishte “tmerruar” nga vdekja e vajzës, ngjarje e cila erdhi vetëm një ditë pasi një djalë 14-vjeçar thuhet se u qëllua për vdekje në Mandalay.

“Vdekja e këtyre fëmijëve është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se ata janë vrarë ndërsa ishin në shtëpi, ku ata duhet të ishin të sigurt. Fakti që kaq shumë fëmijë po vriten në baza pothuajse ditore tani tregon një shpërfillje të plotë për jetën e njerëzve nga forcat e sigurisë.”– tha organizata, citon BBC.

Mianmari është përfshirë nga protestat që kur ushtria mori kontrollin në 1 shkurt.

Organizata “Save the Children” thotë se më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e dhjetra njerëzve që janë vrarë. Ushtria më herët të martën shprehu trishtim për vdekjen e protestuesve, por i ka fajësuar ata për sjelljen e anarkisë në vend. Një zëdhënës i ushtrisë tha se demonstruesit anti-grushtit të shtetit ishin përgjegjës për akte dhune dhe zjarrvënie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *