Një sasi tritoli është vendosur në derën e një qytetari në Mat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 23:30 ndërsa banesa i përket një personi me iniciale A.K.
Sipas policisë në ccastin e shpërthimit, brenda banesës nuk ka pasur njeri.
Njoftimi
Mat/informacion paraprak
Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.