Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja e LSI-së në Durrës shoqërohet në polici, reagon Elona Guri: Mafia e inceneratorve përgjon zyrat e partisë


Ditën e sotme kandidatja dhe drejtuesja politike e LSI-së për qarkun e Durrësit Elona Guri është shoqëruar në polici ditën e sotme pasi sipas njoftimit të policisë është konfliktuar me shtetasin e iniciale Ç.K.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme“, thotë policia.

Pas kësaj ngjarje Elona Guri ka reaguar me një deklaratë publike nga selia e LSI-së vetëm disa minuta më parë ku thotë se “mafia e inceneratorëve përgjon LSI-në në Durrës me qllim identifikimi dhe intimidimin e qytetarëve që i bashkohen kësaj partie.

Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.

Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit.

Janë të kapitulluar”-shkruan Guri.

Guri gjatë deklaratës së saj thotë se ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim lidhur rastin në fjalë.

“Denoncoj një akt të paprecedentë që nuk ka ndodhur në 30 vite. Dënoj ashpër bëj thirrje të gjitha organeve të marin masa për të gjithë mafien e plehrave të rilindjes që i harxhojnë lekët me servera e kamera të vendosura në zyrat e LSI të cilët kërkojnë të kërcënojnë njerëzit që vijnë dhe besojnë te LSI për ti hequr nga puna e për ti shantazhuar. Votoni në 25 alternativën më të mirë atë që besoni qytetarine e bërjes së fushatës. Kam bërë sot një kallëzim në policinë e shtetit, i bëj thirrje prokurorisë të mos fshehë provat dhe të vazhdojë të bëjë drejtësi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *