Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Seancën tjetër zgjedhim Vjosa Osmanin presidente të vendit


Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë se në seancën e radhës në Kuvend do zgjidhet presidentja e re e vendit, Osmani.

 Ai e bëri deklaratën gjatë homazheve në varrin e ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Seancën e parë të Kuvendit, deputetët zgjodhën kreun e ri të Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kryeministrin Kurti.

“Dy hapa të rëndësishëm janë mbyllur, zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Ka mbetur edhe zgjedhja e presidentes edhe kjo do të kurorëzohet me sukses. Sapo të zëvendësohen deputetët ne do të thërrasim një seancë të radhës që atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do ta marrë postin e presidentit.” – ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *