Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elisabeth bëhet stërgjyshe për herë të 10-të, mbesa e saj e lind foshnjën në dyshemenë e banjës e jo në spital


Mbretëresha Elisabeth II është bërë stërgjyshe për herë të dhjetë, pasi mbesa e saj Zara Tindall është bërë përsëri me fëmijë.

Siç shkruan BBC, Zara dhe Mike Tindall kanë njoftuar lindjen e një djali, të cilin ata e kanë quajtur Lucas Philip Tindall.

Zëdhënësja e çiftit tha se fëmija i tyre i tretë lindi të dielën, me peshë 3 kg e 700 gramë.

Mike Tindall ka treguar se foshnja lindi në dyshemenë e tyre të banjës pasi ata nuk ishin në gjendje ta çonin në spital me kohë.

Në podcasting e tij, ai tha: “Arriti shumë shpejt. Nuk e çuam dot në spital. Në dyshemenë e banjës”.

Tindall ka shtuar: “Për fat të mirë mamia që do të na takonte në spital nuk ishte aq larg”. Kështu zonja Tindall u detyrua të lindte në kushte shtëpie.

Pallati Buckingham tha në një deklaratë se mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të kënaqur” me lajmet.

Ata “mezi presin të takojnë stërnipin e tyre të 10-të kur rrethanat ta lejojnë.“- shtoi një zëdhënës. Fëmija është i 22-ti në linjë me fronin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *