Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi me një postim në Twitter, por mediet serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit shqiptar, duke mos e pritur mirë atë.
Kjo sepse Rama e quan regjimin e Millosheviç si nacional-socialist, por serbët e kanë marrë keq këtë duke thënë se kryeministri shqiptar po i krahason me fashistët.
“Provokimi i turpshëm i Kryeministrit shqiptar: Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve, ai krahason serbët me fashistët”- shkruan gazeta serbe Kurir.
Media serbe kujton se 22 vjet më parë nga sulmet ajrore të NATO-s u vranë diku midis 1,500 dhe 3,500 njerëz dhe më shumë se 12,000 u plagosën.
Kështu për shqiptarët kjo datë mbetet e rëndësishme në histori, pasi shënon një fillim të ri për Kosovën. Por për serbët, kjo datë do t’i kujtojë gjithmonë ndarjen nga Kosova.