Vendosni fjalën kyçe....

“Nga 7 miliardë njerëzit, Clintonin gjetët për të folur për gratë?!” – Tallje në rrjet mbi veprimtarinë ku merr pjesë zv.presidentja Harris


Një bisedë e ardhshme publike mbi fuqizimin e grave midis zv.presidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Bill Clinton ka nisur një valë talljesh në internet, me përdoruesit e rrjetit që kujtojnë sjelljet e ish-presidentit me gratë kur ishte në detyrë.

Drejtuar nga Fondacioni Clinton, veprimtaria nisi të martën dhe do të vazhdojë deri të premten, kur Harris dhe Clinton do të ulen për një ‘bisedë kokë më kokë’ për të diskutuar ‘ndikimin e pandemisë Covid-19 mbi gratë dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në SHBA dhe në të gjithë botën’, sipas një njoftimi për shtyp të fondacionit.

Ndërsa vetë tema nuk ngjalli polemikë, vendimi për të qenë Clinton bashkëpritës i veprimtarisë solli mjaft reagime, pasi të rinjtë theksuan reputacionin e ish-presidentit si një feminist të thekur, më shumti për skandalin seksual me Monica Lewinsky, me të cilën Clinton, asokohe 49 vjeç, pati një lidhje me një praktikante 22-vjeçare të Shtëpisë së Bardhë dhe më vonë gënjeu për këtë.

Ai është përballur me akuza për sjellje të pahijshme seksuale, sulm dhe madje përdhunim nga disa gra të tjera, duke përfshirë Paula Jones, Gennifer Flowers, Kathleen Willey dhe Juanita Broderick.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *