Një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19 ka raportuar Kosova.
17 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1803.
Nga 3634 analiza të kryera janë gjetur 781 raste të reja me koronavirus.
Qeveria e re e Kosovës ka paralajmëruar për shtrëngim të masave në ditët në vijim në rast se nuk ka përmirësim të situatës.