Vendosni fjalën kyçe....

Princ Harry fillon punë në një kompani amerikane të shëndetit mendor


Duka i Sussex-it do të fillojë punë në një firmë amerikane të shëndetit mendor, BetterUp. Siç shkruan BBC, princi Harry ka bërë një deklaratë për këtë ku është shprehur se ishte “me të vërtetë i ngazëllyer” për marrjen e rolit të ri si shefi i Ndikimit të kompanisë. Por ende nuk është e qartë se cilat janë detyrat, orët që do të kryejë dhe as pagesa që do të marrë ai.

Kjo vjen pasi duka dhe gruaja e tij Meghan dhanë një intervistë të bujshme për Oprah Winfrey në fillim të këtij muaji.

Në këtë intervistë, çifti pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte shrehur shqetësim se sa e errët mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie, para se ai të lindte.

Pallati Buckingham ka thënë se pretendimi i çiftit është “shqetësues“, por se do ta adresojnë privatisht.

Në deklaratën e tij, Princi Harry tha se qëllimi i tij në detyrën e tij të re do të ishte “ngritja e dialogut kritik rreth shëndetit mendor, ndërtimi i komuniteteve mbështetëse dhe të dhembshura si dhe krijimi i një ambienti për biseda të ndershme dhe të prekshme”.

Në rolin e tij Princi Harry pritet të ketë kontribut në iniciativa, duke përfshirë vendimet e strategjisë së produkteve dhe kontributet e bamirësisë, dhe të avokojë publikisht për tema që lidhen me shëndetin mendor.

BetterUp, e cila u themelua në vitin 2013, siguron trainim dhe këshillim profesional në celular. Firma thotë se ka rreth 2 mijë trajnerë që ofrojnë shërbime në 49 gjuhë në 66 vende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *