Këtë të mërkurë, lryeministri Edi Rama ka kujtuar 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd për të shpëtuar Kosovën.
Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter” një fjalim të presidentit amerikan të asaj kohe, Bill Cinton, kur aid ha lajmin për vendimin që ishte marrë për të ndërhyrë.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.”- shkruan Edi Rama.
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane🇦🇱🇽🇰❤️🇺🇸 https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021
Vendimin për të ndërhyrë në Beograd, Clintoni e shpjegon si mundësinë e vetme për t’u dhënë fund tmerreve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s bëmë të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, zgjodhi agresionin në vend të paqes.”- shprehej Clintoni.
Më 24 mars u mbushën 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s si atëherë edhe sot has në reagime kontradiktore.
Kjo pasi për herë të parë, NATO ka vepruar pa patur mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse Rusia ka qenë kundër ndërhyrjes. Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të shpëtonte shqiptarët nga represioni i forcave serbe.