Policia e Elbasanit ka arrestuar pas 5 muajsh hetime, tre anëtarë të një grupi kriminal të shpërndarjes së kokainës.
Të arrestuarit janë: Gëzim Mane, 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç.
Sipas policisë, këta persona merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.
Në banesën e njërit prej tyre, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë pistoletë, fishekë dhe lëndë narkotike kokainë në doza.
NJOFTIMI I POLICISË
Goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë.
Finalizohet pas 5 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.
Operacioni nga DVP Elbasan dhe FNSH, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të grumbulluara gjatë hetimit 5-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, në bashkëpunim me FNSH dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u godit një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë, në qytetin e Elbasanit.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit:
M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.