Dhjetë milionë australianë janë vendosur nën alarm ndërsa Byroja e Meteorologjisë (BOM) thotë se reshjet ekstreme të shiut që shkaktuan përmbytje katastrofike në Uellsin të Ri Jugor do të vazhdojnë.
Duke folur të hënën, kryeministri Australian Scott Morrison tha se ishte mirënjohës që nuk kishte humbur asnjë jetë deri më tani, por paralajmëroi për rreziqet që paraqiten nga përmbytja në shtetin më të populluar të vendit.
“Themelet e dobësuara të ndërtesave, rrugët dhe pemët, të gjitha krijojnë rrezik, siç bëjnë linjat e energjisë elektrike dhe ngritja e niveleve të ujit.” – tha ai.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar një nga përmbytjet më të rënda që mbahet mend në Australi.
Kryeministri i Uellsit të Ri, Jugor Gladys Berejiklian, tha se 38 pjesë të shtetit ishin shpallur zona të katastrofës natyrore.
“Unë nuk di ndonjë kohë në historinë e shtetit tonë ku kemi pasur këto kushte ekstreme të motit që shfaqen në mes të një pandemie.” – u tha Berejiklian gazetarëve, duke iu referuar zjarreve të mëparshme dhe një ‘thatësire të rëndë’ para kësaj.